Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali

07 Prill 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Pavias, të Italisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin dimëror 2021/2022

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA, MA dhe PhD

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës, në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në  Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës,në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Studentët e nivelit të studimeve BA dhe MA mund ta shkarkojnë  këtu Learning Agreement (e cila duhet të plotësohet në bashkëpunim me prodekanin e fakultetit përkatës).

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, Departamenti i Fizikës, në Universitetin e Prishtinës). Nga studentët  PhD kërkohet një letër mentorimi e cila duhet të jetë e nënshkruar nga një profesor në Universitetin pritës.

Bursat përfshijnë:

- 850 euro në muaj për studentët;

- Koston e udhëtimit deri në 275 euro.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor dhe Master:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.
  • Letra e mentorimit e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Pavias.

Për programet e studimit në Universitetin e Pavias, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

http://wcm-3.unipv.it/site/en/home.html

http://www-4.unipv.it/offertaformativa/portale/ricerca_insegnamenti.php?lingua=2  

http://www-4.unipv.it/offertaformativa/portale/ricerca_cds.php?lingua=2

http://wcm-3.unipv.it/site/en/home/study/find-your-programme/articolo14373.html   

Thirrja është e hapur deri me datë 20 prill 2021 . Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në  një dokument të vetëm PDF me titull “Pavia University” tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]