Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me CRDF Global, fillon kursin online për higjienën kibernetike (Cyber Hygiene)

29 Mars 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton studentët për ofrimin falas të kursit online për higjienën kibernetike (Cyber Hygiene e-Learning Course). Ky projekt ndërkombëtar është realizuar me mbështetje nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe në partneritet me Ernst and Young, ndërsa organizata CRDF Global ka zhvilluar platformën https://cybereducation.org për ofrimin e këtij kursi. Udhëheqësi i projektit për Universitetin e Prishtinës është profesori Blerim Rexha.

Ky kurs online iu dedikohet të gjithë studentëve (përjashto ata të sigurisë kibernetike) dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te studentët për sulmet kibernetike dhe pasojat që mund t’i kenë, duke rritur aftësitë e tyre që ta mbajnë lart higjienën kibernetike. Kursi përmban 10 module me përafërsisht 60 minuta video material të përkthyer dhe të përshtatur edhe në gjuhën shqipe.

Regjistrimi bëhet në linkun: https://cybereducation.org/mc/index.php/usr/login/login?lang=sq