ERASMUS+ në Universitetin e Lubjanës 

17 Mars 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin dimëror 2021/2022, në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:


-  Shkëmbimin e studentëve  të nivelit Master nga fusha:  Political Science and Civics

Të drejtë për aplikim kanë  studentët të cilët janë të  regjistruar në Universitetin e  Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamentin e Shkencave Politike dhe që kanë të përfunduar të paktën semestrin e parë, më notë mesatare jo më pak se 8.00.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, ndërsa do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.


Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:


-    Certifikata e notave/Transkripta (gjuhën angleze);


-    CV (në gjuhën angleze)


-    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);


-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);


-    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

-       Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;

-       Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B2).

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror 2021/2022 është deri me 30 Mars 2021!


Dokumentet me titull " FDV/University of Ljubljana“ duhet të dërgohen të skanuara tek Znj. Afërdita Rexhepi  në adresën elektronike: [email protected]  Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF.

Për më shumë informacione lutein të vizitoni ueb faqën e Universitetit të Lubjanës: Exchange programmes (uni-lj.si)

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111, Prishtinë.