Erasmus+ në Anadolu University, Turqi

10 Mars 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Anadolu University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin vjeshtor/dimëror 2021/2022 në Anadolu University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin e studentëve për studime (Bachelor dhe Master)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-  Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Fushat e mobilitetit për BA, MA:

  • Faculty of Humanities:

- Department of Turkish Language and Literature

  • Faculty of Education:
    - Program in English Language Teaching
    - Program in Classroom Teaching
  • Faculty of Economics and Administration Sciences:
    - Department of Economics
    - Department of Business Administration
  • Faculty of Communication Sciences:
    - Department of Journalism

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
Certifikata e notave/Transkripta
CV (në gjuhën angleze)
Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë)
Certifikata e gjuhës angleze ose turke

Për programet e ofruara në gjuhën angleze ose turke kërkohet niveli i gjuhës minimumi B1.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga Fakultetet/Departamentet e lartëcekura.Për programet dhe lëndët e ofruar vizitoni linkun më poshtë:

http://abp.anadolu.edu.tr/en/akademik/lisans

Program in Business Administration (English): https://abp.anadolu.edu.tr/en/program/dersler/213/13

Program in Economics (English): https://abp.anadolu.edu.tr/en/program/dersler/211/13

Department of Journalism: https://abp.anadolu.edu.tr/en/program/dersler/227/13

Department of Turkish Language and Literature: https://abp.anadolu.edu.tr/en/program/dersler/143/13

Program in English Language Teaching: https://abp.anadolu.edu.tr/en/program/dersler/162/13

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim është: 24 mars 2021

Dokumentet me titull ‘’Aplikim Anadolu University’’ duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail dhe në një fajll, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.