Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në edicionin e parë të Parlamentit Frankofon Rinor në Kosovë

09 Mars 2021
SHARE

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF), së bashku me Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizon edicionin e parë për Simulimin e Parlamentit Rinor Frankofon 2021.

Qëllimi është të promovojë pjesëmarrjen politike të të rinjve në organet parlamentare dhe t'i bëjë ata të zbulojnë mandatin e zyrtarëve të zgjedhur.

Kjo ngjarje është e rezervuar për të gjithë studentët universitarë, njohës të gjuhës frënge, të moshës 18 deri në 23 vjeç.

Thirrja është e  hapur për të gjitha departamentet  e universiteteve, andaj ftohen studentët e interesuar të Universitetit të Prishtinës që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë aktivitet.

Për informatat e plota rreth aplikimit, klikoni vegzën në vijim: https://www.kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/lajmi/ftese-per-aplikim-per-pjesemarrje-ne-edicioni-26466/