Programi Fulbright Specialist hap thirrje për aplikim

09 Shkurt 2021
SHARE

Zyra e Këshillit Amerikan në Kosovë njofton se Programi Fulbright Specialist tashmë është duke pranuar projektpropozime për ciklin 2021-2022. Ky program është i hapur për institucionet nikoqire kosovare, që të dorëzojnë projekte për të pranuar akademikë dhe profesionistë të kualifikuar nga SHBA-ja. 

Fulbright Specialist Program është pjesë e Fulbright U.S. Scholar Program. Ky program jep grante për projekte me kohëzgjatje prej dy deri në gjashtë javë. 

Aplikimet duhet dorëzuar përmes portalit të World Learning deri më 15 prill 2021. 

Projektet nuk mund të fillojnë para 1 shtatorit 2021 dhe duhet kompletuar deri më 30 shtator 2022. 

Ky program është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës. 

Për më tepër informata rreth programit, aplikimin online, udhëzimet, ju lutemi klikoni linkun në vijim: https://xk.usembassy.gov/fulbright_specialist/   

Për pyetje dhe sqarime shtesë, luteni ta kontaktoni Nora Nimani-Musën: [email protected]  

Klikoni KËTU për një përmbledhje të programit, si dhe KËTU për posterin e tij.