The British Scholarship Trust ofron bursa për studentët e Masterit dhe të Doktoratës për hulumtim në Britani të Madhe

26 Janar 2021
SHARE


The British Scholarship Trust ofron bursa për hulumtime për studentët e Masterit dhe Doktoratës, në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar, në periudhë kohore 1 deri në 3 muaj
The British Scholarship Trust është organizatë bamirëse e regjistruar e cila dhuron bursa për studentët nga vendet e ish-Jugosllavisë, në mënyrë që të ju japë mundësinë të ndjekin studime të specializuara për një periudhe të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar. Bordi ndanë rreth 10-15 bursa çdo vit. Periudha e studimeve zgjatë nga një (1) deri në tre (3) muaj. Bursa mbulon shpenzimet e jetesës dhe në disa raste edhe pagesat e bibliotekës dhe shpenzimet ekstra lidhur me studimet. Marrëveshja për shpenzimet ekstra duhet të arrihet paraprakisht. APLIKANTËT TË CILET DUAN TË MARRIN PJESE NË KURSET E PLOTA NUK MUND TË APLIKOJNË PËR GRANTE TË BST. Bordi nuk është në gjendje të paguaj për kohen e plotë të studimeve dhe kurset e plota.

Bursa
Bursa për këtë vit është £900/ (pound) muaj për universitetet jashtë Londrës dhe £1000 për institucionet brenda Londrës, ku shpenzimet e jetesës janë më të larta. Bursa ka për qëllim të mbulojë shpenzimet e jetesës. Grantet janë modeste në sasi por pritet që të mbulojë shpenzimet e arsyeshme të studentëve. Pagesa e studimeve nuk është e mbuluar mirëpo disa tarifa të tjera të institucionit ( tarifat ekstra, përdorimi i bibliotekës, etj.) mund të mbulohen nga Bordi.

Bursa për vizitat e Bibliotekës
Këto grante janë për vizitimin e Bibliotekës 4 herë në javë. Shpenzimet e udhëtimit për në Bibliotekë dhe deri tek vendqëndrimi pritet të mbulohen nga vetë studentët. Ju lutem vini re se ky grant zgjatë vetëm për 4 javë dhe nuk mund të vazhdohet. Brenda kësaj periudhe studentet duhet të jenë në gjendje të mbledhin informacion të konsiderueshëm, të nevojshëm, për studimet e tyre. Bibliotekat janë falas për studentët vizitues por ata nuk mund të huazojnë libra.

Kriteret për aplikim:
•    Be currently enrolled on a post-graduate course in their home country (Kosovo)
•    Possess an excellent academic track record
•    Demonstrate a good proficiency in English
•    Describe how a period of study in the UK will further their academic work and how this may benefit the scholar’s home and/or host institution
•    Have a well-considered workplan for their study visit
•    Commit to the submission of a report to the BST within 6 weeks of completing their study visit.
•    Be aged 30 or under on 1st October in the academic year of the study visit (However, we encourage older women and men whose academic work has been disrupted for family or other reasons to apply. The reasons should be stated clearly in the application).
Please note: Preference is given to candidates who have not previously studied abroad and to candidates who have made contact with the institution they wish to visit in the UK.

Dokumentet për aplikim:

•    the completed application form TYPED – handwritten forms are not accepted
•    a detailed curriculum vitae
•    a description of the proposed research
•    (if possible) confirmation of a placement from the UK institution
•    a copy of your university diploma or other relevant qualifications
•    proof of adequate knowledge of English
•    two confidential academic references

Afati për aplikim:1 mars 2021

Dokumentet në pdf me titull "British Scholarship Trust", duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni në pdf, të bashkangjitura në fajll, në një e-mail. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata, vizitoni uebfaqen e The British Scholarship Trust: www.britishscholarshiptrust.org