Mundësi për grante studimi dhe hulumtimi në Austri

12 Janar 2021
SHARE

Të dashur studentë dhe studiues,

Ju njoftojmë që grants.at është databaza më e madhe austriake për bursa dhe grante të hulumtimit për të gjitha fushat akademike të studimit.

Më shumë se 1,200 mundësi aktuale gjenden në këtë databazë, e cila ofron informacione rreth programeve, siç janë: Ernst Mach-weltweit dhe Franz Werfel and Richard Plaschka.

Mundësitë janë të hapura për të gjithë aplikuesit. Vlen të përmendet që programi CEEPUS ofron bursa për afate të shkurtra për studentët e Evropës Juglindore dhe të Mesme.

Informacione rreth studimit në Austri ofrohen edhe në www.studyinaustria.at