Erasmus+ në Technische Universitaet Dresden, Gjermani

03 Dhjetor 2020
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Technische Universitaet Dresden, Gjermani
 
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa (Punë Praktike) për semestrin veror 2021 në Universitetin e " Technische Universitaet Dresden ", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-  Shkëmbimin e studentëve për punë praktike të nivelit Bachelor, Master dhe PhD
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (Bachelor) ose semestrin e parë (Master)  të studimeve dhe noten mesatare mbi 8.00.

Fushat e mobilitetit janë:
-    Të gjitha fushat e studimit

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
-    Certifikata e notave/Transkripta
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Foto e Pasaportës
-    Një letër motivimi, ku cekët saktëstisht qëllimi i praktikës (në gjuhën angleze)
-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar)
-     Certifikata e gjuhës angleze (minimum B2)

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 15 dhjetor 2020.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.
Dokumentet me titull " Technische Universitaet Dresden " mund të i dërgoni në adresën elektronike:  [email protected], të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.