Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

05 Nëntor 2020
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri veror 2020/2021) në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programin:

- Agrokulturë,
- Mjekësi Veterinare,

- Biologji.
- Kimi

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Baçellor, Master dhe PhD.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Baçellor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve Baçellor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë, dhe kanë notën mesatare mbi 8.00)

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë)

Kohëzagjatja e bursave:
1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë,

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (850) euro
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta,
- CV (në gjuhën angleze),
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze),
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
- Vërtetim për statusin e  studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit),
- Certifikata e gjuhës angleze (për nivelit MA dhe PhD) minimumi niveli B2,
- Certifikata e gjuhës gjermane (për nivelin Baçellor) minimumi niveli B2,

 

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: http://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses/in.

Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv

Afati për aplikim deri më: 10 nëntor 2020

Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.