MUNDËSI PËR SHKËMBIM VIRTUAL, ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI JAMES MADISON

22 Tetor 2020
SHARE

Njoftoheni se Qendra për Angazhim Global (CGE) në Universitetin James Madison të Virgjinias, SHBA, ka hapur thirrje për dy sesione virtuale shkëmbimi, të cilat do të mbahen në nëntor 2020.

  • Sesioni i parë, 6 nëntor 2020: Roli i qeverisë dhe reagimi njerëzor në kriza;
  • Sesioni i dytë, 12 nëntor 2020: Normat gjinore dhe rolet e tyre në kohë krizash.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë me njëri-tjetrin përvojat dhe perspektivat e tyre. Studentët mund të zgjedhin që të marrin pjesë në një apo dy sesione. Regjistrimi paraprak është i obliguar, për shkak që numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Për të marrë më shumë informata rreth këtyre aktiviteteve virtuale, klikoni KËTU për posterin.

Linku për regjistrim në sesionin e parë:
https://fall2020ve1registration.questionpro.com/

Linku për regjistrim në sesionin e dytë:
https://fall2020ve2registration.questionpro.com/

Detaje me rëndësi:

Diferenca e zonës kohore: Ju mund ta shikoni kohën e saktë në zonën tuaj duke klikuar në linkun në vijim: https://www.timeanddate.com/worldclock/meeting.html

Gjuha: Sesionet do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pjesëmarrësit në sesione kërkohen të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës. 

Në rast që keni pyetje rreth këtij aktiviteti, ju mund t’i adresoni ato në email adresën [email protected] dhe shkruani te subjekti i e-mailit “Virtual Exchange”.