Njoftim: Konferenca Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve

24 Maj 2020
SHARE

Për të tretin vit me radhë, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve. Ky edicion, po organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo konferencë tenton të ofrojë një platformë për prezantimin e njohjeve më të reja shkencore të arritura nëpërmjet hulumtimeve të mirëfillta dhe për shkëmbim përvojash në mes të akademikëve, hulumtuesve, juristëve, profesionistëve shëndetësorë, edukatorëve dhe studentëve nga e gjithë bota.

Edicioni i tretë i konferencës ka për qëllim të promovoj një proces adekuat të mësimit, duke kontribuar në përmirësimin e teknikave të të mësuarit si dhe të mësimdhënies, bazuar në gjetjet empirike; promovimin e të drejtave për arsimim të fëmijëve, duke krijuar një formë diskutimesh ku politikat mund të hartohen duke theksuar ekipin multidisiplinar në shkollë; të nxisë bashkëpunimin midis studiuesve, shkollave dhe politikë-bërësve; të inkurajojë modelet më të mira të bazuara në arsim në shtëpi dhe shkollë dhe të inicojë debate shkencore të cilat do të kontribuojnë në krijimin e politikave të bazuara në prova.

Pjesëmarrës aktiv nga Universiteti i Prishtinës në këtë konferencë janë. Dr. .Ass. Fitim Uka, Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni Duraku, Dr. Ass. Linda Hoxha, Dr.Sc. Blerta Perolli Shehu dhe Prof. Asoc. Dr. Naser Zabeli.

Konferenca Ndërkombëtare për Fëmijë do të mbahet më 1 dhe 2 qershor, në mënyrë virtuale dhe pjesëmarrja do të jetë FALAS (për shkak të situatës pandemike që ka prekur ekonominë familjare).

Ky edicion realizohet në bashkëorganizim me SOS Fshatrat e Fëmijëve, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes Asociacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ftohen studentët tanë që të i bashkohen konferencës, duke plotësuar formularim për aplikim për pjesëmarrje pasive në linkun në vijim: https://forms.gle/i4HAUZ3HqjcWGpkc8