MUNDËSI PËR SHKËMBIM VIRTUAL, ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI JAMES MADISON

18 Maj 2020
SHARE

Të dashur studentë,

Qëndra për Angazhim Global e Universitetit “James Madison”, në Virgjinia të ShBA-së, dëshiron të ndajë me ju mundësinë që të merrni pjesë në një shkëmbim virutal me titullin “Kush jam unë tani? Reflektim në përgjigjet tona në krizën globale.”

Gjatë këtij takimi, ju do të keni mundësinë që virtualisht të takoni studentë nga e gjithë bota, për të diskutuar dhe reflektuar rreth pandemisë aktuale, në shumë perspektiva, si dhe të dialogoni rreth përgjigjeve në këtë krizë globale nga përvoja juaj.

Afati i fundit për t’u regjistruar që të bëheni pjesë e këtij diskutimi është data 20 maj 2020.

Ju mund të regjistroheni në njërin nga sesionet e paraqitura në posterin e aktivitetit, duke klikuar në këtë link: https://jmu.co1.qualtrics.com/jfe/form/SV_eFC2SopQLnOrEgZ?fbclid=IwAR1nnopt9diRhmBVp5S-lMts04Yp2y7YoAL2P1LJnFOrldZ6c--hxSR3_Bw

Detaje me rëndësi:

Diferenca e zonës kohore: Ju mund ta shikoni kohën e saktë në zonën tuaj duke klikuar në linkun në vijim: https://www.timeanddate.com/worldclock/meeting.html

Të gjitha sesionet do të zhvillohen nga ora 08:00 – 09:00 (sipas zonës kohore në New York).

Gjuha: Sesionet do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pjesëmarrësit në sesione kërkohen të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës. 

Në rast që keni pyetje rreth këtij aktiviteti, ju mund t’i adresoni ato në email adresën [email protected] dhe shkruani te subjekti i e-mailit “Virtual Exchange”.