Në dhjetëvjetorin e organizatës „Astronomy Outreach of Kosovo”, rektori Arben Hajrullahu vizitoi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar, të vendosur në fshatin Rashincë të Shtimes.
Gjatë vizitës, të shtunën e 25 janarit, duke përgëzuar anëtarët e organizatës për dekadën e parë të funksionimit, rektori Hajrullahu me teleskopin 14 inçësh vrojtoi planetët Mars, Venerë e Jupiter.
Më pas ai, me adhurues tjerë të astronomisë dhe përfaqësues të „Astronomy Outreach of Kosovo”, shikoi dokumentarin për punën e Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Më 25 janar ndodhi fenomeni i rrallë natyror kur gjashtë nga planetët e sistemit tonë diellor ishin të rreshtuar njëri pranë tjetrit në qiell.
Organizata „Astronomy Outreach of Kosovo” menaxhon Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar që u hap më 20 qershor të vitit 2024, ndërsa Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Komunës së Shtimes, u kushtoi 310 mijë euro.
Shumë nga anëtarët e kësaj organizate, që ka për qëllim ta popullarizojë shkencën dhe astronominë në Kosovë, janë studentë të Universitetit të Prishtinës.