Thirrje për aplikim për financim të teksteve

27 Qershor 2024
SHARE

Botimet akademike shënjojnë një aspekt të rëndësishëm të angazhimit të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës për avancimin dhe fuqizimin e rolit të UP-së si referenca më kredibile në vend dhe rajon për edukim akademik dhe kërkime shkencore, prandaj Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se që nga sot shpall të hapur thirrjen e radhës për aplikim për financim të librave universitarë.

Për botim pranohen dorëshkrime nga të gjitha fushat e studimeve shkencore dhe artistike, mirëpo, përparësi kanë dorëshkrimet për lëndët mësimore që nuk kanë tekst bazë universitar në gjuhën shqipe dhe që me plane dhe programe mësimore janë literaturë bazë. Tekstet duhet t’i përmbajnë arritjet profesionale, shkencore dhe artistike, në pajtim me kërkesat bashkëkohore metodologjike dhe pedagogjike.

Dorëshkrimet, bashkë me dokumentacionin tjetër siç kërkohet në formularin e aplikimit, në versionin e shtypur (lidhje e butë) dhe në versionin elektronik, duhet të dorëzohen në rektorat (Zyra e Protokollit), me mbishkrimin “Për Këshillin Botues”, më së largu deri më 31 tetor 2024.

Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni edhe formularin e aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni KËTU, dhe deklaratën e origjinalitetit, të cilën mund ta shkarkoni KËTU

Për kriteret e përgjithshme për të përfituar nga kjo thirrje, shihni vendimin e plotë, të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.