Rektori takon pasardhësit dhe përfaqësuesit ligjor të Familjes Prishtina

11 Maj 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerim Qerimi priti në takim pasardhës dhe familjarë të patriotit, intelektualit dhe humanistit të shquar Hasan Prishtina, dhe përfaqësuesin ligjor të tyre.
 
Me ketë rast u zhvillua një bashkëbisedim për figurën e Hasan Prishtinës, në lidhje me Universitetin e Prishtinës. Në takim u trajtuan dy aspekte kryesore: e para, rëndësia e ruajtjes së historisë, identitetit, vazhdimësisë dhe trashëgimisë së Universitetit tonë dhe, e dyta, që UP-ja do të kujdeset që figura e patriotit, intelektualit dhe humanistit Hasan Prishtina, dhe kontributi i tij, të jenë pjesë e çmuar e aktiviteteve akademike dhe hulumtuese të Universitetit në vazhdimësi.