Studentja Melisa Ibrahimi shpërblehet me çmimin e parë në garën ndërkombëtare të muzikës "Franz Schubert"

12 Prill 2023
SHARE

Melisa Ibrahimi, studente në programin Piano të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ka zënë vendin e parë, duke fituar kështu “Çmimin e Artë” në garën “Franz Schubert International Music Competition 2023”, të mbajtur virtualisht. Interpretimi i Melisës u vlerësua nga juria profesionale 12 anëtarëshe.  

Këtë të arritur, Melisa e konsideron si hap shumë të rëndësishëm për karrierën e saj. 

Melisa, e cila është studente në klasën e prof. Alberta Tronit, është edhe finaliste në garën “International Artists Competition”, ku së shpejti do të interpretojë në finale të këtij kompeticioni. 

Për suksesin e studentes së saj, është vlerësuar edhe vetë profesoresha Troni, e cila nga gara ka pranuar certifikatë vlerësimi për ekselencë në mësimdhënie.

Deri më tani Melisa ka arritur të shpërblehet me shumë çmime ndërkombëtare, kjo falë talentit dhe përgatitjes së saj. Në mesin e çmimeve të studentes Melisa Ibrahimi, mund t’i theksojmë disa nga më të fundit, siç janë: çmimi i parë në kategorinë “Senior” në garën ndërkombëtare të pianos në  “Grand Prize Virtuoso 2020” , të mbajtur në Bon të Gjermanisë, çmimi i parë në garën “International Music Competition Moscow”, në Rusi, çmimi i dytë në garat ndërkombëtare “International Music Competition”, nё Beograd të Serbisë, e të tjera të arritura.