Rektori Qerimi i shpreh ngushëllime familjes Shaqiri

28 Janar 2023
SHARE

E nderuara familja Shaqiri,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj e kolegut tonë, profesor Zeqir Shaqirit.

Profesor Shaqiri ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të mësimdhënësve në fushën e fizikës, që nga themelimi i Fakultetit të Edukimit 20 vite më parë, ndërsa kontributi i tij në sistemin e arsimit ka filluar edhe më herët. 

Në emër të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetit të Edukimit, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Profesor Shaqiri do të kujtohet nga studentët e kolegët e tij dhe komuniteti më i gjërë arsimor.

Sinqerisht,

Prof. dr. Qerim Qerimi