Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Gjota

18 Janar 2022
SHARE

E nderuara familje Gjota,

Me dhimbje, pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesorit dhe shkencëtarit të shquar, prof. dr. Rifat Gjota.

Profesori i ndjerë ka kryer studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe prej vitesh ka dhënë kontributin e tij si mësimdhënës në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së.

Vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për komunitetin akademik dhe shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe jashtë trojeve tona, ku ai kontribuoi për vite me radhë. Profesor Gjota do të mbahet mend gjatë për rolin e tij në zhvillimin e arsimit dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

Më lejoni që në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

Pushoftë i qetë!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti

Rektor