Njoftim për lirim nga pagesa e semestrave

05 Janar 2022
SHARE

Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që janë fëmijë të një prindi, për mundësinë e lirimit nga pagesa e semestrave për vitin akademik 2021/22.

Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në UP do të paguajnë vetëm për njërin prej tyre, me kusht që të plotësohen kushtet e përshkruara në vendimin, të cilin e gjeni duke klikuar KËTU.

Aplikimi për lirim nga pagesa e semestrave nis nga sot, më 5 janar 2022 dhe do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, respektivisht deri më 20 janar 2022 në orën 15:30.