NJOFTIM RRETH MBAJTJES SË PROVIMEVE TË RREGULLTA TË AFATIT TË SHTATORIT DHE PROVIMEVE PRANUESE PËR STUDENTË TË RINJ

24 Shtator 2021
SHARE

Të dashur studentë,

Në bazë të vendimeve në fuqi të Universitetit të Prishtinës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga e hëna, më 27 shtator 2021, nisin provimet e rregullta të afatit të shtatorit, si dhe provimet pranuese për studentë të rinj në afatin e II-të të konkursit.

Orarin për mbajtje të provimeve pranuese për studentë e gjeni në këtë link: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/D9C1BA33-5F56-4D8B-AC64-5010DF5081F8.pdf 

Ndërkaq, mbajtja e provimeve të afatit të shtatorit, do të bëhet sipas dinamikës që përcaktohet nga njësitë akademike të UP-së. Për oraret luteni të shfletoni uebfaqen zyrtare të fakultetit ku keni aplikuar. Listën e fakulteteve e gjeni në këtë link: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,34

Njoftimi bazohet në vendimet që aktualisht janë në fuqi.

Suksese në provime!