E nderuara familje Kadiri,
Me dhimbje pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e hershme nga jeta të profesorit Qani Kadiri.
Profesori i ndjerë ishte pjesë e Fakultetit të Ndërtimtarisë në UP. Rrugëtimin e tij në fushën e ndërtimtarisë e nisi pikërisht në Universitetin e Prishtinës, fillimisht si student në studimet themelore, pastaj në studimet postdiplomike - master e më vonë edhe si asistent e ligjërues.
I ndjeri kishte vlera e virtyte të shumta njerëzore, posaçërisht shquhej si pedagog që kishte qasje profesionale dhe njerëzore. Ai ishte i dashur për kolegët e sidomos për studentët e tij.
Në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, jua shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!
U prehtë në paqe profesor Qani Kadiri!
Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor