Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Karjagdiu

29 Gusht 2021
SHARE

E nderuara familje Karjagdiu,

Me dhimbje pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesorit dhe intelektualit të shquar, Abdullah Karjagdiut.

Profesori i ndjerë ishte një ndër profesorët e parë universitarë të gjuhës dhe letërsisë angleze. Ai për dekada me radhë kontribuoi, përveç si mësimdhënës, edhe në pozita të ndryshme menaxhuese në kuadër të Fakultetit të Filologjisë, si shef i Departamentit të Anglishtes dhe prodekan dhe dekan i këtij fakulteti.

Vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për komunitetin akademik në hapësirën mbarëshqiptare, por ai do të mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

Andaj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë në paqe profesor Abdullah Karjagdiu!

Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor