Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Daci

04 Gusht 2021
SHARE

E nderuara familje Daci,

Me dhimbje e pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesor Hamdi Dacit.

Profesor Daci ka dhënë një kontribut të vlefshëm në arsimimin e studentëve, duke shërbyer si pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës për dekada me radhë.  

Daci u bë pjesë e UP-së fillimisht si student, e më pastaj, që nga viti 1974 iu bashkua Fakultetit të Filologjisë si kuadro akademike, ku shërbeu deri në pension.

Profesori i ndjerë ka ushtruar veprimtari akademike aktive, duke marrë pjesë në kongrese e simpoziume shkencore, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka publikuar hulumtime shkencore në revista të shumta. Ai u shqua për urtësi dhe profesionalizëm nga ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Në cilësinë e rektorit të UP-së, në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve dhe stafit të universitetit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të profesorit Daci.

I paharruar qoftë kujtimi për të!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti – rektor