Rektori Sahiti ngushëllon familjen Fazlija

29 Mars 2021
SHARE

E nderuara familje Fazlija,

Lajmi se prof. dr. Kajtaz Fazlija kaloi në amshim na pikëlloi të gjithëve. Profesor Fazlija ishte pjesë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për dekada. Fillimisht, ai u bë pjesë e UP-së si asistent në vitin 1978 dhe më pas ligjëroi disa lëndë në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Profesori i ndjerë ka ushtruar veprimtari akademike aktive, duke marrë pjesë në kongrese e simpoziume shkencore, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka publikuar hulumtime shkencore në revista të shumta. Ai u shqua për urtësi dhe profesionalizëm, si dhe u vlerësua për korrektësi nga ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Në emrin tim, të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti
Rektor