Rektori Sahiti i shpreh ngushëllime familjes Gruda

08 Mars 2021
SHARE

E nderuara familje Gruda,

Me dhimbje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Zejnullah Grudes. Profesor Gruda dha një kontribut të pashoq në arsimimin e brezave të rinj, duke shërbyer për dekada me radhë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 1962 për herë të parë u bë pjesë e UP-së si asistent, ndërkaq në vitin 1993 është zgjedhë në thirrjen “profesor ordinar”, ku kontribuoi deri në pensionim. Gjatë jetës së tij, Gruda ka publikuar dhjetëra libra e artikuj, kryesisht kushtuar lëmisë së të drejtës ndërkombëtare.

Profesori i ndjerë, do të jetojë gjatë në kujtesën e studentëve dhe të kolegëve të tij, për mësimet e falura dhe urtësinë e edukatën e shfaqur gjatë jetës së tij akademike.

Në këto ditë të vështira, në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të profesor Grudes.

I paharruar qoftë kujtimi për të!

Me respekt,
Prof. dr. Naser Sahiti – rektor