Komunikatë nga Qendra e Studentëve në Prishtinë

13 Nëntor 2020
SHARE

Qendra e Studentëve në  Prishtinë, më datën 13.11.2020 shpallë  rezultatet  për pranimin e studentëve në konvikte  për  vitin  akademik  2020/2021.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin  Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë  i  hapur nga data  26 tetor  deri  07  nëntor  2020. Gjatë  këtij  afati  kohor  për  strehim  në  konvikte dhe ushqim  në  mensë  kanë  aplikuar rreth 4300 studentë.

Për shkak të gjendjes së pandemis me Covid-19, këtë vit kapaciteti  për  banim  në  konvikte  është  rreth  1600 vende.

Afati për ankesa    është  me  datat  16 dhe 17 nëntor  2020.

Paraqitja e ankesave do të bëhet  përmes sistemit  Online  në  adresat  zyrtare     në  webfaqen  http://www.qs.rks-gov.net  dhe përmes profilit zyrtar Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit  të  ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave  do të  bëhet nga Komisioni  për  Ankesa.

Qendra e  Studentëve, Prishtinë