ANULOHET MBAJTJA E UNIVERSITETIT VEROR NDËRKOMBËTAR 2020

06 Maj 2020
SHARE

Me keqardhje ju njoftojmë që edicioni i 20-të i Universitetit Veror të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk do të organizohet këtë vit, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19.

Menaxhmenti i UP-së ka përcjellë me kujdes zhvillimin e situatës në vend dhe në botë, të krijuar si pasojë e shpërndarjes së pandemisë COVID-19, si dhe ka marrë parasysh udhëzimet dhe kufizimet zyrtare, andaj ka vendosur që ky edicion i UVP-së të mos mbahet këtë vit.

Anulimi i shkollës verore ndërkombëtare të UP-së, e cila këtë vit do të shënonte dy dekada që nga themelimi i saj, është njëra ndër masat mbrojtëse që menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës i ka marrë për t’i mbrojtur studentët, profesorët, stafin e universitetit, por edhe aplikuesit e tjerë ndërkombëtarë, të cilët deri me tani kanë aplikuar në këtë edicion të UVP-së.

Kutojmë që edicioni i 19-të i UVP-së ka sjellë në Universitetin e Prishtinës 415 studentë, prej tyre studentë nga vendet fqinje, por edhe nga vende më të largëta, si: Tajvani, Senegali, Amerika, Anglia, Polonia, Turqia, Spanja, Austria, Egjipti, Potugalia, Bangladeshi, Guineja, Franca, e shumë vende të tjera.