Rektori i Universitetit të Prishtinës Arben Hajrullahu dhe drejtuesi i Programit austriak ShER, Arsimit të Lartë dhe Kërkimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Aqim Emurlli, morën pjesë në një takim pune për harmonizimin e rregulloreve me Statutin aktual të UP-së.
Në takim, të pranishmit u pajtuan që të punohet tutje në mënyrë intenzive edhe në Rregulloren për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës dhe në një rregullore të veçantë për Fakultetin e Arteve.
Rregullorja në fjalë paraqet bazën për rekrutimet e ardhshme dhe konkurset për personel që pritet të hapen pas anlizave të detajuara gjegjëse të programeve egzistuese në UP dhe nevojave të vendit.
Takimi i sotëm dhe një varg aktivitetesh e punëtorish të mëparshme dhe të ardhme janë rezultat i nënshkrimit të memorandumit mes ShER-it dhe Universitetit të Prishtinës, më 8 nëntor 2024.