Provimet pranuese për vitin akademik 2024/25 sot po mbahen në Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin Filologjik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Rektori i UP-së prof. Qerim Qerimi dhe prorektore prof. Njomza Llullaku vazhduan vizitën e tyre në disa nga ambientet ku po mbahen provimet pranuese për vitin akademik 2024/2025 duke i uruar të gjithë aplikantët që do të bëhen studentë të ardhshëm të këtij institucioni.
Universiteti i Prishtinës falënderon gjithë aplikantët që kanë përgjedhur UP-në për rrugëtimin e tyre universitar!