Projekti për restaurimin/ rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës u hartua nga profesionistë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.
Përveç restaurimit /rinovimit që do të bëhet, projekti parasheh edhe hapësira të reja e kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin, në veçanti për publikun e gjerë. Projekti tashmë ka marrë edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve.
Stafi i UP-së është vazhdimisht i angazhuar dhe mbetet i përkushtuar për të kontribuar me ekspertizën e tyre në interes publik.