Rektori Qerimi, takoi profesorët përfitues të projekteve të financuara nga Universiteti i Prishtinës.
Në fjalën e tij, rektori theksoi rolin kryesor të këtyre projekteve në avancimin e cilësisë së arsimit dhe kontributin e tyre në zhvillimin e dijes. Ai shtoi se financimi i këtyre projekteve është pjesë e strategjisë së universitetit për të përmirësuar kualitetin dhe për të promovuar hulumtimin shkencor.
Në takim të pranishëm ishin edhe prorektori prof. Avdiaj dhe kryesuesi i KD-së, z. Altin Sahiti.
Në anën tjetër, profesorët e pranishëm në këtë takim u shprehen të nderuar me vlerësimin që iu është bërë nga rektori, teksa theksuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar edhe më tepër në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në universitetin e Prishtinës.
Diskutimet në takim u fokusuan në projekte të ndryshme, të vlerësuara si të rëndësishme për suksesin e UP-së.