Universiteti i Prishtinës organizoi ceremoni falënderimi për kontributin austriak i cili ndihmoi arsimin kosovar që nga fillimi i viteve të 90-ta e deri më sot. 

08 Nëntor 2023
SHARE

Ceremonia u organizua në Rektoratin e UP-së, në praninë e ambasadorit austriak z. Georg Schnetzer, e shume personaliteteve te ftuara dhe menaxhmentit të UP-së, ku u be edhe ngritja e flamurit të Austrisë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, e i cili do qëndroje për një jave.

Ne fjalën e tij rektori Qerimi, falënderoj ambasadorin austriak për bashkëpunimin ne te gjitha fushat qe ka dhëne shteti mik i Austrisë, respektivisht veçoj kontributin e dhëne nder vite në arsimin e larte. 

Rektori potencoj rolin e ambasadës austriake në zhvillim institucional dhe rolin kyq në zgjerimin e horizonteve arsimore për studentet dhe stafin tone.

Angazhimi, mbështetja dhe miqësia e ofruar nga Ambasada e Austrisë kanë luajtur një rol kyç në ndjekjen e synimeve tona akademike dhe kanë kontribuar ndjeshëm në transformimin pozitiv të universitetit tonë.

Ky partneritet i vazhdueshëm është një dëshmi e fuqisë qëndruese të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe potencialit të tij për të sjellë ndryshime të rëndësishme.

Bashkëpunimi ynë nuk ishte i kufizuar vetëm në fushën akademike, ashtu siç është dëshmuar me shumëllojshmërinë e Memorandumeve të Mirëkuptimit të nënshkruar me universitetet austriake. Këto marrëveshje kanë hapur rrugën për bashkëpunime më të thella për programe të ndryshme të financimit të Bashkimit Evropian. Vlen të ceken organizatat si ADA  OeAD (Agjencia për Edukim dhe Ndërkombëtarizim), HERAS të cilat kanë qenë dhe janë partnerë të rëndësishëm për institucionin tonë

Ambasadori austriak Z.Georg Schnetzer, gjithashtu shprehu falënderimet e tij për pjesëmarrje ne ketë event, falënderoj rektorin Qerimi dhe organizatoret, theksoi se bashkëpunimet do të rriten në të ardhmen dhe se ky dhe partneritetet e tjera janë shembull i fuqishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar në edukim dhe shkence.