Në punëtorinë e organizuar në Universitetin e Mostarit, në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka marrë pjesë prorektori për kërkime shkencore, projekte shkencore, inovacion dhe informacion, prof. Sefer Avdiaj.
Universiteti i Mostarit priti punëtorinë e dytë "Eutopia në dizajnimin e aplikacionit të projektit", në kuadër të European Association Eutopia More dhe Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.
Në seminar, përfaqësues të Universitetit të Mostarit, Universitetit të Rijekës, Universitetit Babes-Bolyai, Universitetit Vrije të Brukselit dhe Universitetit të Lubjanës prezantuan dhe ndanë praktikat më të mira lidhje me aplikimin për projektet e BE-së, informimin për tenderë, trajnimin e studiuesve, ndihmën nga universiteti në shërbimet për përgatitjen e aplikacioneve për projekte, procedurën për ankim kundër refuzimit të projektit, mbështetje për studiuesit në menaxhimin e projekteve.
Pjesëmarrësit diskutuan edhe për krijimin e rrjetit rajonal të zyrtarëve kërkimorë.
Në punëtori morën pjesë 20 pjesëmarrës nga 8 universitete: Universiteti i Prishtinës, Universiteti Babes-Bolyai, Universiteti Ss Cyril and Methodius në Shkup, Universiteti i Rijekës, Universiteti i Banja Lukës, Universiteti i Lubjanës, Universiteti i Mostari dhe Universiteti i Sarajevës.