Mbahet sesioni informativ për thirrjet e hapura Fulbright për vitin akademik 2024-2025 për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës

27 Tetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka mbajtur një sesion informues para prodekanëve dhe profesorëve të fakulteteve, për thirrjet e hapura Fulbright dhe bursat e ofruara nga KUSA për vitin akademik 2024-2025 për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës.

Ky sesion informues ofroi një platformë të rëndësishme për komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe KUSA-së, duke rritur mundësitë për zhvillimin dhe arritjen e stafit akademik të UP-së në skenën ndërkombëtare të edukimit dhe kërkimit.

Në fjalën e tij hyrëse, rektori Qerimi pranoi rëndësinë e këtij programi në pajisjen dhe forcimin e aftësive të përfituesve dhe të kuptuarit e zhvillimit të kurrikulës amerikane në universitetin e tyre në Kosovë.

Ndërsa përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë inkurajuan anëtarët e fakultetit që të përfitojnë nga Fulbright, program 5-mujor në SHBA dhe ta përdorin atë për të përmirësuar aftësitë e tyre kurrikulare dhe për të zgjeruar horizontet e tyre akademike, kulturore dhe të rrjetëzimit.

Në këtë takim u prezantuan informacione për dy thirrje të hapura për programe të arsimit të lartë:

The Fulbright Faculty Development Progra, me afat aplikimi deri më 31 tetor 2023. Ky program u prezantua nga Nora Nimani-Musa dhe Gresë Sermaxhaj. Programi ofron mundësinë e trajnimit dhe zhvillimit të fakultetit në nivel ndërkombëtar, duke mundësuar përfitimin e përvojës e cila do të pasurojë përpjekjet akademike në UP.

Dhe, the University Support Grants Program, me afatin e aplikimit deri më 5 nëntor 2023. Ky program u prezantua nga Fisnik Ahmeti. Programi ofron mundësinë e financimit dhe mbështetjes së projekteve universitare, duke nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin e aktiviteteve akademike dhe kërkimore në UP.