Universiteti i Prishtinës fillon sesionet informuese për ngacmimet dhe ngacmimet seksuale në 14 njësi akademike me fillimin e vitit të ri akademik 2023/2024

26 Tetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka vendosur një standard për organizimin e sesioneve informuese mbi ngacmimet seksuale dhe ngacmimet në 14 njësi akademike me fillimin e vitit të ri akademik 2023/2024. Ky hap domethënës nënkupton angazhimin e palëkundur të universitetit për të promovuar një mjedis kampusi më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës si dhe të sigurojë mirëqenien e studentëve.

Këto sesione informuese shërbejnë për të rritur njohuritë rreth rregullores për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual dhe nga ngacmimi në Universitetin e Prishtinës dhe ndërgjegjësimin për mekanizmat për raportimin e rasteve.

UP njeh se ngacmimi në çdo formë mund të ketë një ndikim të thellë në mirëqenien mendore, emocionale dhe akademike të studentëve, duke adresuar në mënyrë proaktive këtë çështje, UP ndërmerr një hap të rëndësishëm për të siguruar një komunitet të respektueshëm, të sigurtë dhe gjithëpërfshirës.

Në vazhdën e aktiviteteve, në platformën SEMS është vendosur rubrikë e veçantë mbi raportimet e rasteve ku studentët mund të qasen në broshurën informative, rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual si dhe email adresën zyrtare për raportim të rasteve. Poashtu, në hapësirat e gjithë njësive akademike janë shpërndarë posteret me QR code që lidh studentët me zyrën për ngacmime dhe ngacmime seksuale si dhe aktualisht UP është duke punuar në finalizimin e raportit për hulumtimin rreth ngacmimeve seksuale dhe ngacmimeve.

Në një botë ku institucionet arsimore luajnë një rol kyç në formësimin e gjeneratave të ardhshme, përkushtimi i Universitetit të Prishtinës për mirëqenien dhe sigurinë e studentëve paraqet një shembull të jashtëzakonshëm. Këto sesione informuese jo vetëm që edukojnë, por gjithashtu rrënjosin një ndjenjë përgjegjësie kolektive midis studentëve dhe stafit në ndërtimin e një komuniteti më të respektueshëm.

Sesionet informuese mbahen nga zyrtarja për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet seksuale dhe ngacmimi në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" Mr.sc. Drita Hyseni.

Sesionet informuese në njësitë akademike do organizohen në këto data:

·        Fakulteti Filozofik me datë 08.11.2023

·        Fakulteti Filologjik me datë 27.10.2023

·        Fakulteti Ekonomik me datë 31.10.2023

·        Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit me datë 25.10.2023

·        Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike  (FIEK) me datë 08.11.2023

·        Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me datë 02.11.2023

·        Fakulteti i Mjekësisë me datë 24.10.2023

·        Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinarisë me datë 09.11.2023

·        Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS) me datë 07.11.2023

·        Fakulteti i Edukimit me datë 31.10.2023

·        Fakulteti i Arkitekturës me datë 30.10.2023