Tryezë diskutimi e ekspertëve për reforma në arsimin e lartë u mbajt nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me zyrën Erasmus+ në Kosovë

23 Tetor 2023
SHARE

Një tryezë diskutimi e ekspertëve për reformat në arsimin e lartë është mbajtur nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me zyrën e Erasmus+ në Kosovë me temë: “Integriteti akademik i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë”.

Në këtë takim, ndër të tjera, ishin të pranishëm rektori Qerim Qerimi, prorektorë, anëtarë nga Këshilli i Etikës i UP-së, anëtarë nga zyra e Erasmus+ në Kosovë, si dhe profesorë nga universitetet e Kosovës.

Takimi filloi me fjalën hyrëse të menaxhmentit të Universitetit të UP-së, të udhëhequr nga rektori Qerim Qerimi. Rektori Qerimi nënvizoi rolin kryesor të mekanizmave në rritjen e efikasitetit të universitetit në përputhje me standardet e integritetit. Rektori theksoi veçanërisht zbatimin e filtrave kundër plagjiaturës dhe qëndrimin proaktiv në parandalimin e sjelljeve të tilla akademike. Rektori Qerim Qerimi gjithashtu dha një përditësim për çështjet rregullative, duke theksuar nismat e rëndësishme siç është miratimi i fundit i statutit të universitetit në senat dhe qeveri, si dhe shqyrtimi i tij i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës. Këto nisma përfshijnë mekanizma etikë, duke përfshirë zyrën e Ombudspersonit, që synon të ndihmojë palët me ankesa. Rektori Qerimi theksoi kultivimin e një kulture ndershmërie si parim themelor dhe përshëndeti udhëzimet e Këshillit të Etikës në UP.

Prorektorja Basha-Jakupi vuri theksin në rëndësinë e Këshillit të Etikës si struktura e fundit mbështetëse për stafin akademik. Prorektorja gjithashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes më aktive të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie për stafin akademik.

Mimika Dobroshi, koordinatore e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, reflektoi mbi dy kornizat të Bashkimit Evropian: sistemin e Bolonjës për arsimin e lartë dhe Zonën Evropiane të Arsimit. Këto korniza përfshijnë strategji dixhitale dhe strategji të ndryshme për rritjen e aftësive për stafin akademik. Me këtë rast, Erasmus+ shërben si një terren testimi dhe një katalizator për reforma, duke lehtësuar shkëmbimet dhe bursat. Znj. Dobroshi theksoi rolin kryesor të ekspertëve në formësimin e reformave në arsimin e lartë.

Profesor Fisnik Koronica, anëtar i grupit të ekspertëve për reforma në arsimin e lartë - HERE, theksoi çështjet praktike të hasura në UP. Këto përfshinin sfidat në lidhje me procedurat e raportimit, keqpërdorimin e herëpashershëm të të drejtave, konfliktet e parregulluara të interesit dhe paqartësitë në ruajtjen e integritetit akademik. Profesor Koronica vlerësoi përpjekjet për të centralizuar rregulloret e integritetit akademik dhe vlerësoi vendosjen e masave si rregullorja e UP-së për të parandaluar dhe trajtuar ngacmimin seksual, si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së integritetit, dhe luftimit të kësaj çështjeje.

Izet Morina, kryetar i Këshillit të Etikës në UP, tërhoqi vëmendjen për komplikimet që kanë dalur nga mungesa e një udhëzuesi të qartë, kornizë unfikikuese normative. Kryetari Morina theksoi gjithashtu vëllimin e lëndëve të referuara në këshill. Kurse anëtarët e tjerë të këshillit theksuan rolin e këshillit në trajtimin e këtyre rasteve.