Rektori Qerimi dhe delegacioni nga Universiteti i Prishtinës po vazhdojnë takimet në Universitetin Linneaus. Takimet vazhduan me dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, profesor Daniel Alvunger, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me Fakultetin Filozofik në kuadër të programit Erasmus+. Rektori Qerimi dhe delegacioni nga UP u pritën edhe nga profesorët e Universitetit Linneaus, z. Zenun Kastrati si dhe z. Fisnik Dalipi, me të cilët u diskutua për rrjedhën e projektit Erasmus+ (ICM), për shkëmbimin e studentëve dhe stafit si dhe përgatitjet për aplikim në thirrjen e radhës.
Gjatë ditës së dytë të vizitës, rektori Qerimi së bashku me delegacionin u prit nga profesorJesper Andersson, dekan i Fakultetit Teknologjik, si dhe nga profesor Arianit Kurti, ku u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht me projektin TIK përmes të cilin Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ndihmoi në themelimin e programit të doktoraturës, duke i ofruar stafit trajnime dhe seminare.
Të dy palët ranë dakord të vazhdojnë me projekte të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të dyja institucionet.