Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të programit Global Engineering Girls Kosovo, i cili promovon avancimin e vajzave në STEM.
Ky projekt i mbështetur nga Fondacioni Limak dëshmon potencialin e lartë të të rejave në fushën e inxhinierisë. Veçanërisht, 7 nga studentët e diplomuar janë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore si presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Nagavci, shefi i përhershëm i UNDP-së, z Nuno Queiros,. Të pranishëm nga Universiteti i Prishtinës ishin prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku dhe këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun, z. Irfan Nikçi.
Në këtë ceremoni, rektori Qerim Qerimi, për kontributin e dhënë në Global Engineering Girls Kosovo- GEGK, u nderua me një mirënjohje të cilën e pranoi prorektorja Njomza Llullaku.
Kjo ngjarje shënoi suksesin e inxhinierisë dhe shkencës në vendin tonë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e talenteve të reja.