Rektori Qerim Qerimi priti në takim rektoren Danuta Zawadzka të Universitetit të Teknologjisë Koszalin, Poloni

17 Tetor 2023
SHARE

Rektori Qerim Qerimi, shoqëruar nga prorektoja Basha Jakupi, dekani Driton Balaj i Fakultetit Ekonomik dhe profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, prof. Shaban Buza, priti rektoren Danuta Zawadzka të Universitetit të Teknologjisë Koszalin, Poloni.

E ftyra e tyre, rektorja Danuta Zawadzka, shoqërohej nga dr. Rosinski, prodekan në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, dr. Szczepasnka-Przekota, dr. Strzelecka, dr. Cymerman, dr. Moskal, dr. Pogonowski dhe dr. Sziadek.

Diskutimet hyrëse u përqendruan rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve akademike.

Rektori Qerim Qerimi, në fjalën e tij përshëndetëse në takim, theksoi gjithashtu që të shihet mënyra e bashkëpunimit, përfshirë edhe programin e shkëmbimeve të studentëve, si një nga qëllimet e universitetet që do t'u ofrojë studentëve që të kalojnë të paktën një semestër jashtë vendit.

Rektori Qerimi vuri në pah 14 njësitë akademike të universitetit dhe mundësitë e shumta që ato ofrojnë. Si universiteti më i vjetër dhe më i madh në vend, rektori Qerim Qerimi theksoi pikat e forta të universitetit, si ndërkombëtarizimi, marrëveshjet e gjera me universitete të tjera dhe angazhimin e tyre aktiv në programe specifike të shkëmbimit të studentëve.

Rektorja Zawadzka paraqiti një prezantim të shkurtër të Universitetit të Teknologjisë Koszalin, 31 fushave të studimit që ofron në tre nivele studimi, punën e universitetit dhe të qenit pjesë e partneritetit me universitetet evropiane që ofron lidhjen me studime të dyfishta.

Ndër të tjera, prorektorja Basha Jakupi theksoi mundësinë e bashkëpunimit edhe përmes universitetit veror, si një mënyrë për të testuar terrenin, përmes bashkë-profesorëve në modulet e ofruara në universitetin veror. Prorektorja theksoi gjithashtu të qenit pjesë e shumë programeve Erasmus, me të cilat mund të jetë një mundësi për bashkëpunim të ndërsjellë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në UP, prof. Driton Balaj, krahas prezantimit të programeve që ofrohen në këtë fakultet dhe atyre në gjuhën angleze, vlerësoi edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Profesor Shaban Buza nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike theksoi bashkëpunimin me Universitetin e Teknologjisë Koszalin, si dhe e vlerësoi mundësinë e shkëmbimeve akademike si një mundësi të mirë për bashkëpunim. Më tej, profesori theksoi një ekip tjetër akademikësh nga FIEK-u i UP-së, të cilët do të marrin pjesë në aktivitete akademike në Universitetin e Teknologjisë  Koszalin dhe se ky bashkëpunim mund të vazhdojë edhe më tutje.

Në fund u shpreh vullneti për të vazhduar më tej, për të kërkuar rrugë bashkëpunimi.