Prorektorja Basha-Jakupi priti në takim delegacionin nga Universiteti Drake, Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meredith Moore dhe Daniel Van Sant

17 Tetor 2023
SHARE

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Arta Basha- Jakupi, shoqëruar nga dekani Bërxuli i Fakultetit Filozofik, prodekani Muhamet Vokrri nga Fakulteti Juridik dhe prodekani Bujar Krasniqi nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, priti delegacionin nga Universiteti Drake në Iowa, Shtetet e Bashkuara, dr. Meredith Moore dhe Daniel Van Sant.

Prorektorja Basha Jakupi vlerësoi bashkëpunimin e fundit me Universitetin Drake, përmes një memorandumi bashkëpunimi. Më tej, prorektorja Basha-Jakupi theksoi mundësinë e bashkëpunimit përmes programit veror të Universitetit të Prishtinës, ku bashkë-profesorët nga të dyja insitucionet mund të angazhohen në ligjërimin e lëndëve të ndryshme në universitetin veror. Si universiteti më i vjetër dhe më i madh në vend, proektorja njoftoi gjithashtu potencialin për bashkëpunim në sektorin e TIK-ut, duke u pafruar me objektivat e universitetit, të cilat janë të orienturara rreth STEM, me më shumë se 50% e studentëve të vajza dhe gra.

Daniel Van Sant nga Universiteti Drake, përveç ofrimit të një pasqyre të punës së tyre, vlerësoi bashkëpunimin e tanishëm me Universitetin e Prishtinës dhe shqyrtoi dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëmm ndërmjet bashkëpunimit të studentëve të Universitetit Drake dhe atyre të Universitetit të Prishtinës. Ky bashkëpunim do të përfshinte vizita, ligjerata dhe kurse jashtëshkollore për studentët e UP-së, duke përfituar kështu të dyja institucionet. Ndërsa dr. Moore nënvizoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e TIK-ut me Universitetin e Prishtinës.

Prodekani Vokrri theksoi Fakultetin Juridik, klinikat ligjore dhe dinamikës ligjore, duke theksuar fokusin e universitetit për t'u angazhuar në simulimet e rasteve përmes klinikave ligjore. Prodekani shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm me universitetet amerikane, veçanërisht me Universitetin Drake dhe Universitetin e San Franciskos, me të cilët kanë krijuar një raport bashkëpunimi për studentët dhe stafin akademik. Për më tepër, prodekani Vokrri informoi delegacionin nga Universiteti Drake për dy programet që ofrohen në anglisht në Fakultetin  Juridik dhe bursat qëofrohen për studentët ndërkombëtarë.

Dekani i Fakultetit Filozofik, prof. Bërxulli dhe prodekani Krasniqi vlerësuan fushat e mundshme të bashkëpunimit nga fakultetet e tyre me Universitetin Drake në fusha me interes të përbashkët.

Në përfundim, palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në dobi të studentëve dhe stafit akademik të të dy institucioneve.