Rektori Qerim Qerimi ka mirëpritur në takim prof. Prithika Balakrishnan nga Shkolla Juridike e San Franciskos, Universiteti i Kalifornisë

17 Tetor 2023
SHARE

Nga 9 deri më 13 tetor, prof. Prithika Balakrishnan nga Shkolla Juridike e San Franciskos në Universitetin e Kalifornisë vizitoi Universitetin e Prishtinës. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit të partneritetit “Zgjerimi dhe përmirësimi i edukimit praktik ligjor në Kosovë”, i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Është një projekt i përbashkët ndërmjet Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe Fakultetit Juridik në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, që përfshin vitet 2022 deri në 2024. Projekti përfshin vizita studimore dhe trajnime për profesorët në Fakultetin Juridik në San Francisko, pjesëmarrje në konferenca dhe simpoziume shkencore në Shtetet e Bashkuara, si dhe pritja e profesorëve amerikanë në Prishtinë.

Gjatë vizitës së saj, prof. Balakrishnan u prit nga rektori Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja Basha-Jakupi. Takimi shërbeu si platformë për të diskutuar aktivitete të ndryshme të përbashkëta, reformat në Universitetin e Prishtinës, prezantimin e programeve të reja dhe çështje të tjera përkatëse.

Gjithashtu, Universiteti i Prishtinës është vizituar nga Universiteti Juridik i San Franciskos përkatësisht profesori Binyamin Blum, i cili ka ligjëruar një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës me temën "Sistemi ligjor i SHBA-së".

Fakulteti Juridik i UP-së është përfitues i këtij projekti të një rëndësie të veçantë, i cili përfshin mbështetjen e fakultetit për 2 vite (2022-2024).