Rektori Qerimi priti rektorin e Universitetit Amerikan në Bullgari, J.D. Mininger

17 Tetor 2023
SHARE

Rektori Qerim Qerimi priti në takim rektorin e Universitetit Amerikan në Bullgari, J.D. Mininger, shoqëruar nga prorektorja Basha-Jakupi. Atyre iu bashkua në takim drejtori akademik i programit në Universitetit Amerikan në Bullgari, dr. Karpouzanov, profesori i AUBG-së, Marenglen Berisha dhe zyrtarja e programit EMBA, Ani Argirova.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori Qerim Qerimi ju uroj mirëseardhjen e tij duke shprehur mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët. Rektori Qerimi theksoi angazhimin e universitetit për zgjerimin e programeve të shkëmbimit të studentëve me institucionet partnere. Për më tepër, rektori Qerimi nënvizoi partnerët e institucionit, i cili numëron mbi 500 partnerë. Rektori theksoi gjithashtu objektivat strategjike të universitetit, veçanërisht në sektorin e TIK-ut, ku tashmë paraqet një përfaqësim 50% të studentëve vajza dhe gra, aftësisë në gjuhën angleze tek të rinjtë dhe aksesit në internet.

Rektori J.D. Mininger i AUGB-së shprehu një interes për nxitjen e programeve të shkëmbimit, projekteve bashkëpunuese dhe nismave të përbashkëta, duke marrë parasysh statusin e tyre si një universitet më i vogël. Gjithashtu, rektori i AUBG-së theksoi potencialin për vizita reciproke në kampuset e njëri-tjetrit, duke i parashikuar këto si mundësi për të krijuar lidhje mes stafit akademik.

Prorektorja Arta Basha-Jakupi vlerësoi asetin unik të gjuhës angleze në universitet që nuk është pengesë për bashkëpunimin. Prorektorja theksoi gjithashtu gamën e gjerë të programeve të gjuhës angleze, me mbi 500 kurse të aksesueshme përmes Erasmus+. Më tej, prorektorja Basha-Jakupi propozoi mundësinë e bashkëpunimit përmes një programi shkollor veror dhe mundësinë e bashkë-profesorëve në kurset verore.

Në fund, rektori Qerimi dhe rektori Mininger shprehën përkushtimin e tyre për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët.