Mbahet mbledhja e Trupit Këshillëdhënës të Fakultetit të Edukimit

11 Tetor 2023
SHARE

Është mbajtur mbledhja e trupës këshillëdhëse për Fakultetin e Edukimit. Takimi e hapi menaxhmenti i UP-së, përkatësisht rektori Qerim Qerimi. Rektori theksoi rolin jetik që ka trupa, e cila qëndron si përfaqësuese e sektorit privat, veçanërisht në kuadër të pjesëmarrjes së saj në procesin e akreditimit. Rektori Qerimi shprehu mirënjohjen e tij për anëtarës e trupës, për praninë e tyre, kohën që i kushtuan dhe kontributet e tyre tërësisht vullnetare. Për më tepër, rektori Qerim Qerimi theksoi funksionin thelbësor të trupës në njohjen e studentëve me profesionet e tyre të ardhshme gjatë rrugëtimit të tyre akademik, duke u siguruar që ata të jenë të përgatitur mirë për karrierën e tyre pas diplomimit.

Prorektorja Llullaku e vlerësoi Fakultetin e Edukimit si një nismëtare në shumë aspekte dhe si një model të mirë. Prorektorja Llullaku theksoi krijimin e një platforme për praktikë e cila do të lidhë bizneset në të cilat do të kenë mundësi të prezantojnë mundësitë e punësimit si dhe studentët të mund t'i bashkëngjisin CV-të e tyre dhe të kërkojnë për praktikë, programe të ndryshme. Prorektorja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së së diplomuarëve për të pasur një lidhje të diplomuar- studentë.

Profesor Blerim Saqipi, dekani i Fakultetit të Edukimit, vuri një theks të rëndësishëm në programet e studimit brenda fakultetit, duke vënë në pah veçanërisht programet universitare, master dhe doktoraturë, nga të cilat kjo e fundit qëndron si një përpjekje bashkëpunuese me Universitetin e Lubjanës, duke u ofruar të diplomuarve mundësinë e vlefshme për të arritur diplomë të dyfishtë. Më tej, dekani vuri në pah sfidën e mësimnxënies në arsimin parauniversitar. Në përfundim të fjalës së tij, dekani Saqipi tërhoqi vëmendjen për raportet e ndryshme të rëndësishme, ai raporte në lidhje me praktikat, punën shkencore dhe kontributet e tjera thelbësore që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të fakultetit.

Ndër të tjera në këtë takim morën pjesë edhe prodekanja Majlinda Gjelaj, sekretari i këtij fakulteti, Milaim Mazreku, koordinatori i zhvillimit akademik, Besnik Loxha, profesorë, asistentë të këtij fakulteti dhe anëtarë të trupit këshillëdhënës.

Gjatë takimit të TK-së të Fakultetit të Edukimit, kryesuese e kësaj trupe u zgjodh znj. Shpresa Shala dhe zëvendëskryesuese znj. Lulavere Behluli.