Vullnetarizmi luan një rol të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shoqërisë sonë, ndikimi dhe cilësia e këtyre transformimeve janë vërtet të jashtëzakonshme kur shoqërohen nga një ekip i përkushtuar vullnetarësh. Vullnetarët sjellin energjinë, kreativitetin dhe angazhimin e tyre të palëkundur në çdo iniciativë, duke nxitur përparimin në fusha të ndryshme.
Në Universitetin e Prishtinës, ne e konsiderojmë vullnetarizmin jo si një aktivitet shtesë, por si një komponent të domosdoshëm të edukimit dhe zhvillimit të karrierës së studentëve tanë. Studentët vullnetarë, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në projekte vullnetare, zhvillojnë aftësi thelbësore si komunikimi, puna në grup, menaxhimi i kohës etj. Kjo përvojë e paçmuar i ndihmon ata me aftësitë që u nevojiten për të lundruar sfidat në karrierën e tyre të ardhshme.
Së fundmi, tre nga studentët e UP-së, Almira Ljaiq, Dea Dema dhe Kastriot Dautaj, dhanë kontribut të rëndësishëm në Qendrën për Zhvillim të Karrierës gjatë periudhës maj-qershor 2023. Ata u angazhuan në mënyrë aktive në aktivitete së bashku me studentë dhe të diplomuar.
Rektori Qerimi u uroi mirëseardhjen këtyre vullnetarëve të Qendrës për Zhvillim të Karrierës, duke u angazhuar në biseda me për përvojat e tyre dhe punën e vlefshme që kanë bërë.
Gjatë takimit, rektori Qerim Qerimi theksoi e nga rreth 30 mijë studentë të UP-së, është e rëndësishme që nga universiteti të diplomojnë kuadro cilësore. Prandaj, organizimi i punës vullnetare dhe orientimi në karrierë mbetet thelbësor në universiteti, theksoi rektori Qerimi.
Almira Ljaiq, një nga vullnetarët e përkushtuar, ndau përvojat e saj brenda Qendrës së Zhvillimit të Karrierës, duke ndarë njohuritë që fitoi gjatë punës së saj vullnetare në qendër.
Në kuadër të Qendrës për Zhvillim të Karrierës, e cila ofron këshillime, trajnime dhe mundësi për studentët tanë që dëshirojnë të jenë pjesë e projekteve vullnetare, është krijuar një traditë shembullore e vullnetarizmit, studentëve dhe të diplomuarve tanë, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, kontribuojnë në avokimin dhe përmirësimin cilësor të jetës studentore dhe asaj në komunitet.
Që nga themelimi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, gjithsej 337 studentë vullnetarë i kanë kushtuar kohën dhe përpjekjet e tyre projekteve, klubeve dhe aktiviteteve të ndryshme në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe vendorë, të gjitha nën kujdesin e QZhK-së.