Rektori Qerimi po merr pjesë në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare me temë “Qëndrueshmëria mjedisore dhe ndryshimet klimatike”, organizuar nga Qendra për Energji të Qëndrueshme në Universitetin e Prishtinës

05 Tetor 2023
SHARE

Kjo konferencë shënon fillimin e edicionit të saj të dytë, të përqendruar në temën kritike të dekarbonizimit për një të ardhme të qëndrueshme. Vlen të theksohet se kjo ngjarje është përkrahur nga qeveria gjermane përmes GIZ Kosova.

Ky edicion ka mbledhur së bashku akademikë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rëndësinë ndërkombëtare të temës.

Në fjalimin e tij për të pranishmit në konferencë, rektori Qerim Qerimi nënvizoi realitetin e pamohueshëm se ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria mjedisore i kapërcejnë sferat akademike; ata janë prioritete dhe emergjenca globale.

Rektori theksoi se kjo koferencë e aksademikëve nga kënde të ndryshme të botës, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Slloveninë, Arizonën, Norvegjinë, Turqinë dhe akademikët vendas, shërben si një kujtesë se çështjet mjedisore nuk njohin kufij kombëtarë. “Ato ndikojnë thellësisht në komunitetin global, ekosistemin dhe ekonominë në shkallë botërore”, theksoi rektori Qerimi. Rrjedhimisht, rektori Qerimi pohoi se nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar është një komponent i domosdoshëm në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të shëndetshme për planetin.

Rektori Qerimi më tej theksoi se një përpjekje e bashkuar dhe e koordinuar globale është e domosdoshme, dhe diskutimet e tilla jetike janë fokus qendror i Universitetit të Prishtinës në kuadër të kësaj konference.