Rektori Qerimi priti në takim anëtarët e Grupit Punues për Çështje të Arsimit në Këshillin Konsultativ për Komunitete në Zyrën e Presidentës së Kosovës

06 Shtator 2023
SHARE

Rektori Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja Njomza Llullaku priti në takim anëtarët e Grupit Punues për Çështjet e Arsimit në Këshillin Konsultativ për Komunitete në Zyrën e Presidentës, znj. Nafije Gashi, sekretare e Këshillit Konsultativ, z. z. Bajram Ilazi – anëtar i grupit punues nga komuniteti ashkali dhe Zijush Ahmeti, zyrtar i lartë ligjor në Sekretariatin e KKK-së, për të diskutuar bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm me universitetin, në fusha të tilla si regjistrimi i studentëve që janë pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë në afatin plotësues në viti akademik 2023/2024 dhe pjesëmarrja e studentëve jo shumicë në Parlamentin Studentor.

Rektori Qerimi theksoi përkushtimin e universitetit për gjithëpërfshirje, duke theksuar angazhimin e tij me aktorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë për të pare të mundësitë për përfshirjen e studentëve jo-shumicë. Rektori gjithashtu vuri në dukje sfidat ligjore në këtë drejtim, duke përfshirë një udhëzim administrativ nga MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit) që e pengon universitetin të kërkojë vertetësinë në lidhje me përkatësinë etnike të kandidatëve. Për të nxitur një dialog të hapur dhe aktiv mes studentëve, rektori shprehu angazhimin e tij për përcjelljen e informacionit tek përfaqësuesit e studentëve.

Bajram Ilazi, përfaqësues i grupit punues nga komuniteti ashkali, diskutoi alternativat e mundshme për pranimin e studentëve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës. Kjo përfshinte përdorimin e kuotës 12% dhe krijimin e mekanizmave për verifikimin e studentëve nga komunitetet jo-shumicë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e përfshirjes së përfaqësuesve nga komunitetet jo-shumicë në Parlamentin Studentor.

Prorektorja Llullaku theksoi gatishmërinë e universitetit për të krijuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë studentët dhe ndau disa nga nismat e fundit të ndërmarra nga universiteti në këtë drejtim.

Në përfundim, përfaqësuesit nga universiteti dhe anëtarët e grupit punues ranë dakord që të bashkëpunojnë në adresimin e aspekteve të ndryshme që do të ndikojnë pozitivisht tek studentët nga komunitetet jo-shumicë. Kjo pasqyron përkushtimin e universitetit për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta arsimore për të gjithë.