Dr. Qerim Qerimi, rektori i Universitetit të Prishtinës, vizitoi disa nga ambientet ku po mbahej provimi pranues për Fakultetin e Filologjisë së bashku me z. Altin Sahiti, kryesues i Këshillit Drejtues, prof. dr. Njomza Llullaku, prorektore për akreditim, cilësisi të mësimit dhe çështje të studentëve dhe prof. dr. Lindita Sejdiu- Rugova, dekane e këtij fakultetit. Ata shkuan në klasat ku mbaheshin provimet pranuese për gjuhë gjermane dhe gjuhë dhe letërsi angleze.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, përmes një fjale rasti për studentët që kanë zgjedhur të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës, të cilin e ka cilësuar si institucioni më domethënës i arsimit të lartë në Kosovë, i ka falënderuar studentët e ardhshëm. Rektori ju uroi suksese në përpjekjet e tyre akademike.
Në fund, ndër të tjera, prorektorja Lllulaku dhe dekanja e këtij fakulteti, prof. dr. Sejdiu- Rugova i uruan suksese aplikantëve studentë të Universitetit të Prishtinës.