Rektori Qerimi dhe prorektorja Basha Jakupi zhvillojnë një takim me delegacionin nga Komiteti Ndërkombëtar Rotarian Gjermani- Kosovë

19 Korrik 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, dr. Qerim Qerimi dhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, të shoqëruar nga profesori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Hysen Bytyqi mirëpritën në takim delegacionin nga Komiteti Ndërkombëtar Rotarian Gjermani- Kosovë, përkatësisht prof. dr. Manfred Raupp, dr. Wolfgang Uebel, dr. Heiner Gronewald dhe znj. Florentina Dushi, drejtuese e Grupit për Zhvillimin e Biznesit.

Përfaqësuesit nga Universiteti i Prishtinës zhvilluan një sërë temash me delegacionin e komitetit rotarian, i përbërë nga përfaqësues të universiteteve të ndryshme. Një nga temat e diskutuara ishte mbajtja e një punëtorie ndërkombëtare rinore në Prishtinë gjatë vitit 2024 si një projekt bashkëpunimi, i cili shërben si platformë për shkëmbim idesh të reja.

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Universitetit të Prishtinës për të forcuar bashkëpunimin me universitetet në Evropë dhe vende të tjera të botës, nën ombrellën e bashkëpunimit Erasmus +, rektori Qerimi dhe prorektorja Basha Jakupi biseduan dhe për këtë çështje, duke diskutuar shkëmbimin e studentëve Erasmus. Ata theksuan gjithashtu gatishmërinë e tyre për të ndjekur opsione të tjera për bashkëpunim me grupe si Fondacioni Konrad Adenauer, Wikipedia dhe Rrjeti i Universiteteve Ballkanike. Gjithashtu, duke u bazuar në parimet e bashkëpunimit, duke punuar dhe me organizata si GIZ dhe federatat bashkëpunuese, si dhe duke eksploruar opsione të tjera për bashkëpunim me komitetin rotarian Gjermani- Kosovë.

Së fundi, të dyja palët shtojnë përpjekjet e tyre për të thelluar bashkëpunimin e tyre në një sërë çështjesh thelbësore.