Fuqizimi i juristëve të ardhshëm: Programi i studimeve bazë të Fakultetit Juridik prezentohet në UVP

13 Korrik 2023
SHARE

Fakulteti Juridik prezantoi programin e studimeve bazë dhe sukseset e studentëve në garat më prestigjioze ndërkombëtare për studentë, si dhe grupin e debatit, në kuadër të aktiviteteve të UVP-së.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin rektori Qerimi, prorektorët e Universitetit të Prishtinës, dekani i Fakultetit Juridik, dr. Avni Puka, prodekanë, profesorë dhe studentë.

Programi i Fakultetit Juridik ofron mundësinë e trajnimit të duhur të juristëve të ardhshëm, bazuar në lëndët me përmbajtje të përshtatshme teorike, zhvillimin e të menduarit kritik (argumentues) dhe aftësive praktike përmes mësimit klinik (Klinikat Ligjore).

Programi i studimeve bazë është reformuar në bashkëpunim me profesorë ndërkombëtarë, bazuar në modelet e fakulteteve juridike më të mira në botë.

Nga studentët aktual është prezantuar suksesi i pjesëmarrjes në gara me prestigjioze për studentët e drejtësisë në botë si: JESSUP International Moot Court, Washington D.C. (Shtetet e Bashkuara të Amerikës);Willem C. Vis International Arbitration Moot Court, Vjenë (Austri) dhe Nuremberg Moot Court, Nuremberg (Gjermani).

Konkursi për studentët e rinj shpallet sot, me 13 korrik, 2023.

Ndërsa për më shumë informacione për Fakultetin Juridik klikoni në lidhjen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2213